Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të rëndë.

Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.


Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht nën ujin që buron, duke i kthyer kalimet në lumenj me rrjedhje të shpejtë.

Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë, me fusha që ngjajnë me liqene të mëdha dhe të qeta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raportohet se rajoni i Piemonte, në veri-perëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive në trafikun dhe shërbimet hekurudhore.

Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor ndaloi plotësisht.

Milano mbylli parqet e tij të qytetit për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta, dhe brigada e zjarrfikësve në kryeqytetin Romë u thirr në mbi 100 incidente.

Ndryshe, shiu më intensiv parashikohet të bjerë në tokën tashmë të mbushur me ujë, por ekspertët shpresojnë se fundjava do të sjellë një pushim. /Telegrafi/