David Alaba iu bashkua Real Madridit gjatë afatit kalimtar veror dhe përshtatja e tij në futbollin spanjoll ka qenë shumë e lehtë.

Mbrojtësi austriak u transferua në Santiago Bernabeu si transferim i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Bayernin.


Alaba ka folur për aventurën në Madrid, ku ka thënë se ka dashur gjithmonë të transferohet te Los Blancos.

2C00BAB4 5D43 409F A1C2 737314B936A5 v0 h

“Unë gjithmonë kam dashur vetëm Realin. Përshtatja në Spanjë ishte menjëherë pozitive”, tha Alaba.

“Shumë njerëz e interpretuan lamtumirën time me Bayernin në mënyrën e tyre”, tha Alaba.

Tutje reprezentuesi austriak foli edhe për largimin nga Bayerni dhe ofertat e tjera që kishte.

16342260072997

“Unë kam shpjeguar këndvështrimin tim pa pushim dhe kam dhënë arsyet e mia të largimit”.

“Kam pasur edhe oferta të tjera, por i kam bërë të qartë të gjithëve se do të largohesha nga bavarezët vetëm për Realin”, deklaroi austriaku. /Telegrafi/

telegrafi sport app