Nasser Al-Khelaifi nuk shqetësohet nëse Paris Saint-Germain do të humbasë Kylian Mbappe ose Neymar, pasi presidenti i klubit është i sigurt se dyshja do të qëndrojë në Parc des Princes.

Situata e Mbappes, në veçanti, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve përpara skadimit të kontratës së tij në 2022.


Real Madridi dhe Liverpooli kanë qenë dy klubet më të interesuara për transferimin e sulmuesit francez.

Në anën tjetër, edhe Neymar ka qenë i lidhur me një largim nga PSG dhe rikthim në Camp Nou te Barcelona.

Megjithatë, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi është i bindur se dyshja do të mbesin edhe më tutje në Parc des Princes.

neymar kylian mbappe psg 2019 20 rnsyi99snmaj19iega0alkwe9

“Ne kemi filluar bisedimet me Neymarin dhe Mbappen”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për RMC Sport.

“Negociatat janë konfidenciale, por unë kam shumë besim. Ata të dy duan të qëndrojnë me ne”, përfundoi presidenti i PSG-së.

Të dy arritën në vitin 2017, me francezin që erdhi nga Monaco ndërsa Neymar u bashkua nga Barcelona dhe të dy shohin që marrëveshjet e tyre aktuale të përfundojnë në vitin 2022.

PSG shpenzoi 222 milionë euro për transferimin e Neymarit dhe 180 milionë euro për transferimin e Mbappes. /Telegrafi/

telegrafi sport app