Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë ka reaguar për rastin e akulloreve me përbërës të rrezikshëm, që u risollën në vëmendje një ditë më parë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend.
Ky i fundit deklaroi solli në vëmendje një rast auditimi të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në vitin 2021 për një sasi akulloresh me përbërës të rrezikshëm, për të cilat ai tha se AKU nuk kishte kryer asnjë veprim.
Në njoftimin e bërë sot, AKU sqaron se njoftimin nga sistemi RASFF e mori më 30 korrik të vitit 2021.
“…U njoftuam se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante “Substancën e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores”.
Pas marrjes së njoftimit, AKU thotë se u kryen verifikime të sasisë së importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe u kryen inspektime në Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.
“Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021) .”
Shtatë ditë nga marrja e njoftimit, AKU thotë se u kryen inspektime në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron gjithashtu se ky autoritetet njoftoi konsumatorin për produktet e përcaktuara në Lot-e respektive, për moskonsumim dhe kthim mbrapsht në pikat e shitjes ku e kishin blerë.
Një ditë më parë, kreu i KLSH-së deklaroi të kundërtën, duke thënë se AKU u njoftua menjëherë nga sistemi europian RASFF, por se nuk kreu asnjë veprim për ta bllokuar produktin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025