LAJMI I FUNDIT:

Dame Judi Dench hyn në histori si aktorja më e vjetër që është nominuar për “Oscars” në moshën 87-vjeçare

Dame Judi Dench hyn në histori si aktorja më e vjetër që është nominuar për “Oscars” në moshën 87-vjeçare

Aktorja Dame Judi Dench ka bërë histori me nominimin e saj për “Oscar”, duke u bërë kandidatja më e vjetër ndonjëherë që nominohet.

Ajo është nominuar për çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, në moshën moshën 87-vjeçare, shkruan DailyMail.

Aktorja veterane është nominuar për rolin e saj si ‘Granny’ në filmin “Belfast” të regjisorit Kenneth Branagh.


Kjo shënon nominimin e saj të shtatë për çmimin “Oscar”, i pari prej të cilit erdhi në vitin 1999 për rolin e saj si ‘Mbretëresha Elizabeth I’ në filmin “Shakespeare in Love”.

Lista e plotë e nominimeve për “Oscars 2022”
Lexo po ashtu Lista e plotë e nominimeve për “Oscars 2022”

Në film, ajo luan rolin e gjyshes së djalit të ri Buddy (11-vjeçari Jude Hill), prindërit e të cilit (Caitriona Balfe dhe Jamie Dornan) po përpiqen të vendosin nëse do të qëndrojnë në Belfast ndërsa qyteti po bie në një gjendje lufte.

Ngjarja zhvillohet në vitin 1969, filmi është frymëzuar nga fëmijëria e hershme e Branagh-së.

Filmi në fjalë gjithashtu ishte një nga filmat më të nominuar, përfshirë edhe atë për çmimin kryesor “Filmi më i mirë”.

"Zgjoi" jashtë nominimeve të Oscars 2022, vjen reagimi i Yllka Gashit: Jam e bindur që në vitet në vijim një film kosovar do të nominohet
Lexo po ashtu "Zgjoi" jashtë nominimeve të Oscars 2022, vjen reagimi i Yllka Gashit: Jam e bindur që në vitet në vijim një film kosovar do të nominohet

“Belfast” u nominua gjithashtu për çmimin “Regjisori më i mirë”.

Aktorja Dench ndër vite ka marrë gjithashtu nominime për rolet në filmat: “Mrs Brown” (1997), “Chocolat” (2000), “Iris” (2001), “Mrs Henderson Presents” (2005), “Notes on a Scandal” (2006) dhe filmin e vitit 2013, “Philomena”.

Megjithatë, ylli i filmit “Belfast”, u refuzua të nominohej në çmimet britanike të filmit, BAFTA Awards 2022.

“Belfeast” do të konkurrojë për çmimin kryesor me filmat: “Coda”, “Don’t Look Up”, “Drive My Car”, “Dune”, “King Richard”, “Licorice Pizza”, “Nightmare Alley”, “The Power Of The Dog” dhe “West Side Story”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori