Legjenda e filmit, Brigitte Bardot, bëri një paraqitje jashtëzakonisht të rrallë në ditëlindjen e saj të 89-të, teksa u shfaq në një makinë në jug të Francës.

Ylli i ekranit u pa pas timonit të një minibusi të vjetër të bardhë, gjersa la vilën e saj luksoze La Madrague në Saint Tropez për në pronën e saj në La Garigue.


Kjo është hera e parë që Brigitte shihet në vite dhe vjen pasi ajo pësoi një frikë të tmerrshme shëndetësore në korrik.

Screenshot 17 4 Foto: MEGA

Bashkëshorti i aktores franceze, Bernard d'Ormale, konfirmoi se ajo kishte vuajtur nga vështirësi në frymëmarrje dhe një ambulancë u thirr në rezidencën e tyre në Saint Tropez.

Para se të martohej me Bernardin në vitin 1992, Brigitte ishte martuar tre herë më parë.

Screenshot 18 4 Foto: MEGA

Së pari me Roger Vadim nga 1952 deri në 1957, pastaj aktorin Jacques Charrier nga 1959 deri në 1963 dhe fotografin Gunter Sachs nga 1966 deri në 1969. /Telegrafi/

Screenshot 19 3 Foto: MEGA

Screenshot 20 4 Foto: Getty Images