Aktorja Erica Hoy ndërroi jetë të enjten në moshën 26-vjeçare.

E reja australiane po udhëtonte me një makinë me të dashurin dhe motrën e saj në qytetin e Adelaide, kur ata u përplasën papritur me një automjet tjetër.


Sipas The Daily Mail, shkak i aksidentit tragjik është bërë një makinë që drejtohej nga një 38-vjeçare, e cila u largua pas aksidentit pa e ndihmuar aktoren, megjithëse u arrestua disa orë më vonë.

Screenshot 16 2 Erica Hoy (Foto: Facebook)

Shoferi, që thuhet se ka probleme mendore, është akuzuar për disa vepra penale.

Midis tyre janë shkaktimi i vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, tre akuza për shkak të pakujdesisë dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ka qenë aq e papritur sa aktorja premtuese ka pësuar një goditje fatale nga e cila nuk ka mundur ta marrë veten.

Screenshot 17 2 Një foto tregon skenën pas aksidentit tragjik me makinë që vdiq Erica Hoy

Ajo vdiq pranë dy shoqëruesve me të cilët ishte në automjet: të dashurin dhe motrën e saj binjake, dy nga njerëzit që i donte më shumë.

"Ajo ishte një vajzë e re e zgjuar, e lumtur dhe pozitive. Më vjen mirë që nuk vdiq vetëm”, tha babai i Hoy për Daily Mail.

Babai i të ndjerës tha se Erica e kishte kaluar ditën që vdiq duke bërë gjënë që donte më shumë, aktrimin.

Screenshot 18 1 Erica me të dashurin (Foto: Facebook)

Babai krenar tha se vajza e tij ishte një studente e mirë në shkollë, por aktrimi ishte pasioni i saj.

Ajo luajti në “Alice in Wonderland” e në disa projekte të tjera filmike. /Telegrafi/

Screenshot 19 Erica e kishte pasion aktrimin