Aktori 27-vjeçar nga hiti i Netflix, "Queen Charlotte: A Bridgerton Story" është ylli i verës - vajzat çmenden pas tij

Pas suksesit të madh në rolin e mbretit të ri George në serialin hit "Queen Charlotte: A Bridgerton Story", aktori britanik Corey Mylchreest është rikthyer në ekran me komedinë romantike të Netflix-it "My Oxford Year" (Viti im në Oksford).
Partnerja e tij në film dhe njëkohësisht producentja ekzekutive, Sofia Carson, ka treguar se që nga fillimi e dinte se Corey ishte zgjedhja perfekte për rolin e profesorit karizmatik Jamie Davenport.
“Kemia është një gjë shumë e ndjeshme — ndonjëherë ekziston, ndonjëherë jo. Me Corey-n e kemi pasur gjithmonë, ndaj ishte shumë e lehtë të zhytësh veten në këtë histori dashurie”, ka thënë Carson për SCMP.
Filmi, i bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Julia Whelan, sjell romancën e papritur mes Jamie-t, një profesor misterioz, dhe Anne-s (Carson), një studente amerikane në Oksford. Marrëdhënia e tyre, e mbushur me poezi dhe ndjeshmëri, i çon në një udhëtim që u ndryshon jetën përgjithmonë.
Për Mylchreest, 27 vjeç dhe lindur në Londër, kjo është hera e parë që merr një rol kaq të rëndësishëm në një film të madh. “Disa nga gjërat më të bukura në jetë ndodhin në një periudhë të shkurtër. Xhirimet zgjatën vetëm dy muaj, por i shijova në maksimum. U njoha me njerëz të mrekullueshëm dhe pashë vende fantastike”, ka treguar ai për Netflix Tudum.
Edhe pse në të kaluarën ka luajtur shpesh personazhe simpatikë, Corey shprehet se në të ardhmen do të donte të sfidonte veten me role “ku nuk luan djalin e mirë”.
Fansat nuk do të presin gjatë për ta parë sërish, pasi ai do të shfaqet në trilerin politik Hostage dhe në filmin e pavarur The Julia Set.
I rritur në lindje të Londrës dhe i diplomuar në Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike, Corey bëri debutimin në ekran me një rol të vogël në The Sandman. Por fama e vërtetë erdhi me Queen Charlotte, që i solli mbi 2 milion ndjekës në Instagram.
Edhe pse jetën private e mban larg syve të publikut, në vitin 2023 ai zbuloi se është në një lidhje me aktoren Hannah Holland. Ajo shmang fotografët, kamerat dhe rrjetet sociale, ndaj një foto e tyre bashkë ende nuk ekziston — duke lënë gjithçka në nivel thashethemesh për fansat. /Telegrafi/
@chaosofcelebs All jokes aside. Im glad theyre all happy and survived the fandom. Because yikes… hi. Im the problem, its me. #queencharlotte #coreymylchreest #freddiedennis #wimbledon












































