Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg arrestohet nga policia holandeze

Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg është arrestuar nga policia holandeze në një protestë në Hagë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçarja u bashkua me qindra protestues në një marshim kundër subvencioneve të karburanteve fosile të shtunën.
Protesta u kthye në një bllokim pasi dhjetëra oficerë policie, disa me kalë, u përpoqën të ndalonin protestuesit të bllokonin një rrugë kryesore.
Policia lokale e futi zonjën Thunberg në një autobus plot me demonstrues dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Protestuesit kishin planifikuar të bllokonin autostradën A12 të Hagës për atë që organizatorët thonë se ishte hera e 37-të.
Rruga ka qenë subjekt i bllokadave të rregullta që nga viti 2022.
Demonstrata u thirr për të denoncuar koncesionet tatimore të qeverisë holandeze për kompanitë e lidhura me industrinë e karburanteve fosile.
Aktivistët shpresonin të bënin presion mbi qeverinë përpara një debati të planifikuar për subvencionet e karburanteve fosile në qershor. /Telegrafi/
















































