LAJMI I FUNDIT:

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Një grua 26-vjeçare amerikane është qëlluar për vdekje në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë një proteste.

Aysenur Ezgi Eygi, e cila ka lindur në Turqi, raportohet se ka marrë pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje në qytetin Beita pranë Nablus.

Ezgi Eygi dyshohet se u qëllua nga trupat izraelite, sipas raporteve të mediave lokale.


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se ata “u përgjigjën me zjarr ndaj një nxitësi kryesor të aktivitetit të dhunshëm, i cili hodhi gurë mbi forcat dhe përbënte një kërcënim për ta” në zonën e Beita.

Bëhet e ditur se aktivistja amerikane u dërgua me urgjencë në një spital në Nablus me një armë zjarri në kokë dhe më vonë u shpall e vdekur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë, IDF tha se ishte “duke shqyrtuar raportet se një shtetase e huaj u vra si rezultat i të shtënave në zonë”.

“Detajet e incidentit dhe rrethanat në të cilat ajo u godit janë në shqyrtim”, shtoi ushtria izraelite.

Sipas raportimeve të mediave palestineze, 26-vjeçarja ishte përfshirë në një fushatë për të mbrojtur fermerët nga dhuna e kolonëve izraelitë.

Mediat turke raportojnë se zonja Ezgi Eygi ishte amerikane dhe turke, pasi kishte lindur në Antalia.

Dr. Fouad Naffa, kreu i spitalit në të cilin u shtrua Ezgi Eygi, konfirmoi se një shtetase amerikane në mesin e të 20-tave vdiq nga një “të shtënë me armë në kokë”.

Ndryshe, ky veprim vjen pasi forcat izraelite u tërhoqën nga qyteti Jenin dhe kampi i refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një operacioni madhor nëntë-ditor atje.

Gjatë operacionit, të paktën 36 palestinezë u vranë – 21 nga provinca e Jeninit – thotë Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në 50 vitet e fundit, Izraeli ka ndërtuar vendbanime në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku tani jetojnë më shumë se 700,000 hebrenj.

Vendbanimet konsiderohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar – ky është qëndrimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ndër të tjera – megjithëse Izraeli e kundërshton këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori