Prokuroria parashtroi kallëzim penal kundër tetë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët, sipas shembullit të organizatës terroriste ISIS kanë formuar organizatën “Qelia”.
Organizata, sipas Prokurorisë, është themeluar në vitin 2019, ndërsa anëtarët kanë mbledhur armë. Nga Prokuroria nuk zbulojnë se çfarë sulme kanë pasur në mend.
“Pas procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup ngriti aktakuzë kundër pesë personave nga Kumanova dhe tre nga Shkupi. Sipas veprimeve të përshkruara në aktakuzë, B.G (28), R.A (31), S.I (31), A.S (21) dhe J.K (25) kanë kryer veprën penale “Organizatë terroriste”, i akuzuari B.F (33) ka kryer veprën penale “Organizatë terroriste” dhe një vepër penale “shërbim në ushtri armike. I akuzuari D.A (21) akuzohet se ka kryer veprën penale “Përpunim të paautorizuar, mbajtje, posedim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”. I akuzuari I.M (23) të njëjtën vepër penale”, thonë nga Prokuroria.
Sipas tyre, në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2020, në Maqedoni, të akuzuarit B.F, B.G, R.A, S.I, A.S, dhe J.K janë anëtarësuar në organizatën “Qelia” me ideologji të organizatës terroriste ISIS, ndërsa organizata është krijuar në vitin 2019 në i akuzuari B.A.
“Duke pranuar planin kriminal të kësaj grupe, çdo anëtar ka pas detyra konkrete dhe kështu i akuzuari B.F dhe B.G kanë marrë detyra nga i akuzuari B.A, dhe i kanë siguruar mbështetje logjistike dhe kanë pasur detyrë që bashkërisht me tre të akuzuarit, të sigurojnë automjet me të cilin do t’i transportojnë armët dhe objekt ku do të mbahen armë, pajisjet ushtarake dhe municion për të përpunuar pajisje shpërthyese”, thonë nga Prokuroria.
Nga Prokuroria theksojnë se ata kanë mbledhur informacione dhe kanë vëzhguar disa objekte dhe lokacione, ndërsa të akuzuarit R.A, S.I dhe A.S, si pjesëtarë të grupit kanë marrë pjesë edhe në aktivitetet dhe mbledhjen e informacione të rëndësishme për qëllimet e grupit terrorist dhe kanë vëzhguar disa objekte dhe lokacione.
“I akuzuari J.K ka mbledhur, evidentuar dhe titulluar përkthime, nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, të videove në betejat në Siri dhe Irak dhe nga sulmet terroriste në Francë dhe Spanjë, si dhe incizime ku tregohet edhe mënyra e përpunimit të pajisjeve shpërthyese, si bëhet sulmi ndaj personave, si përdoret internet me aplikacione të sigurta dhe incizime me deklaratat e viktimave të ISIS, me çka ka mundësuar qasje ndaj shumë personave me përmbajtje të këtilla radikale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në bazë të fakteve dhe dëshmive nga procedura hetimore, prokuroria erdh thotë se i akuzuari B.F, si qytetar i RMV-së, në periudhën nga 04.05.2014 deri në vitin 02.06.2014 gjatë konfliktit të armatorus, aktivisht ka marrë pjesë në formacionet ushtarake të ISIS, nga ku edhe nga ISIS është evidentuar si luftëtar.
“Gjatë procedurës hetimore, Prokuroria vërtetoi se gjatë vitit 2020 në Kumanovë, i akuzuari D.A, pa autorizim ka mbajtur armë pistoletë ‘Zastava”, dhe pa autorizim e ka shitur te i akuzuari V.A, ndërsa në të njëjtën periudhë, në fshatin Tabanoc, i akuzuari I.M, pa leje ka mbajtur pushke automatike, pistoletë automatike “Skorpion”,, thonë nga Prokuroria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame