LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për personat që rrahën komisionerin në ditën e zgjedhjeve

Aktakuzë për personat që rrahën komisionerin në ditën e zgjedhjeve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tre të pandehurve A.B., I.B., dhe D.B., në drejtim të veprave penale “Pengim i procesit të votimit”, dhe “Lëndim i lehtë trupor“.

Prokuroria njofton se të pandehurit, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor në shkollën e mesme të ulët të fshatit Kçiq i Madh të Mitrovicës, kanë vepruar në bashkëkryerje me përdorim të forcës ndaj F.K., zyrtar i tavolinës ndihmëse i emëruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës. Të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin F.K, me ç`rast kanë penguar procesin e votimit, i cili ka rezultuar me ndërprerje të procesit të votimit.

Me këto veprime tre të pandehurit A.B., I.B., dhe D.B., kanë kryer veprën penale “Pengim i procesit të votimit”.


Po ashtu, të pandehurit kanë goditur të dëmtuarin F.K., me grushte në kokë, qafë dhe fytyrë, duke rezultuar me ndrydhje të indeve të buta të regjionit pas veshit të majtë, qafës dhe gërvishtje pas veshit të majtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori