Prokurori i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër dy të akuzuarve, S.R dhe K.B. për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Prokuroria Speciale njofton se e pandehura, S.R. në cilësi të personit zyrtar, Udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe i akuzuari K.B. person zyrtar në të njëjtin departament të ministrisë së njëjtë, gjatë muajit tetor të vitit 2017, në bashkëveprim, kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare.
Dy të akuzuarit, i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, pa autorizim kanë marrë nga DIFDL 31 formular për aplikim për njohjen e të drejtës së veteranit të luftës dhe kanë shkuar në Republikën e Shqipërisë, në qytetin e Krumës ku kanë plotësuar 31 formular për aplikim për persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë.
Të dy të akuzuarit, më pas formularët e plotësuar i sollën në Kosovë, dhe i dorëzuan në DIFDL të MPMS, të cilët deri më 30.11.2019, përfituan nga statusi i veteranit të luftës në shumë prej 133.280,00 € (njëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë) në mënyrë të kundërligjshme.
Të akuzuarit S.R. dhe K.B. në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, të akuzuarit S.R. dhe K.B në cilësi të personave zyrtar më 16.01.2019, kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren me inicialet V.B. për pranimin e katër formularëve në DIFDL të MPMS, për aplikim për statusin e veteranit të luftës që i kishte sjellë S.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që këtyre katër personave tu siguroj pa të drejtë përfitimin e statusit të veteranit të luftës dhe të drejtën në kompensim për këtë status në bazë të ligjit.
Të akuzuarit S.R. dhe K.B. në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, thuhet më tej në njoftimin për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri