Aktakuzë për drogë kundër 20 vjeçarit nga Gostivari
Prokuroria Themelore Publike parashtroi aktakuzë kundër 20 vjeçarit nga fshati Raven i Gostivarit për drogë.
"Gjatë kontrollit të shtëpisë më 29 janar, policët gjetën 58.74 gram drogë narkotike marihuanë dhe një peshore digjitale. I akuzuari e ka blerë në janar dhe është përgatitur për ta shitur me pakicë", sqarojnë nga policia.
Prokurori Publik në Gjykatën Penale të Shkupit propozoi vazhdim të masës së paraburgimit në shtëpi duke vlerësuar se ka mundësi të arratiset dhe të ndikojë te dëshmitarët./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































