LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj deputetit për gjuajtje me armë dhe një personi tjetër për armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj deputetit për gjuajtje me armë dhe një personi tjetër për armëmbajtje pa leje

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet M.P., dhe R.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., më 30.03.2020 rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë – Komuna e Prizrenit,  posedonte armë zjarri pushkë gjysmë – automatike dhe 19 fishekë të kalibrit të panjohur, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.


Ministri pa portofol nuk ndalet, telefonon policët që i shqiptuan gjobë (Video)
Lexo po ashtu Ministri pa portofol nuk ndalet, telefonon policët që i shqiptuan gjobë (Video)

Po ashtu, i pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë ka përdorur armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i  shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Ndërsa, i pandehuri R.D., me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, shoqëruar me të pandehurin M.P., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori