LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për përgatitjen e veprave terroriste

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për përgatitjen e veprave terroriste

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B; R.K; G.SH; A.A; L.M; dhe E.H.

“Prokuroria njofton se ndaj të pandehurve B.B; R.K e G.SH, ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me veprën penale ”kryerja e veprës terroriste”, nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veçmas ndaj të pandehurit B.B është për veprën penale “lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” neni 138 paragrafi 1 KPRK-së, e G.SH është për veprën penale “rekrutimi për terrorizëm” nga neni 139 të KPRK-së.

Ndërkaq, ndaj të pandehurës E.H, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë


Po ashtu, ndaj të pandehurve A.A dhe L.M, PSRK-ja, ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “mos lajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 386 pargrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së, dhe veçmas ndaj të pandehurit L.M edhe për shkak të veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së. /Telegrafi/