LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy gjeodetëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Aktakuzë ndaj dy gjeodetëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet B.S., dhe L.R., në cilësi të personave zyrtarë – si gjeodetë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i akuzuari B.S., me datë 10.12.2017 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar – gjeodet i licencuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin i tejkalon kompetencat e tij zyrtare në kundërshtim me kornizën e punës të Agjencionit Kadastral të Kosovës, neni 3 paragrafi 1 për standardizimin e matjeve kadastrale, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë në këtë rast vëllezërit P.Gj., Gj.Gj., dhe M.Gj., nga fshati Karashëngjergj – Komuna e Prizrenit, duke shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronarit Gj.Gj., në atë mënyrë që në cilësi të gjeodetit të licencuar ka bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar Gj.Gj., me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullativën ligjore.

Ndërsa, e akuzuara L.R., me datë 12.02.2018 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar- gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar tejkalon kompetencat e saj ashtu që me qëllim shkel të drejtat e personit tjetër Gj.Gj., duke vepruar në kundërshtim me rregullat ligjore të Agjencionit Kadastral të Kosovës. E njëjta, si gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër bënë regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gj.Gj., në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullat ligjore, ashtu që edhe pse lënda nuk ishte e kompletuar meqë mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe i autorizuari i bashkëpronarit Gj.Gj., pa pëlqimin e tij bënë ndarjen e parcelave me aktvendim të datës 12.02.2018”, thuhet në njoftimin për media.


Me këto veprime, të akuzuarit B.S., dhe L.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cilat u vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori