Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave për veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, “shpërlarje e parasë.
Sipas njoftimit për media të pandehurit B.J, Sh.H, F.H, P.H, B.B dhe Sh.I, nga 16 maj 2018 e deri më 07 tetor 2018, në vazhdimësi, me dashje, pa autorizim, kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike të llojit kokainë dhe kanabis (marihuanë), ashtu që, sipas marrëveshjes paraprake, duke i ndarë rolet, paraprakisht janë furnizuar nga Republika e Shqipërisë, me qëllim të përftimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për njëri-tjetrin. Me ketë, në bashkëkryerje, kanë kryer veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
I pandehuri B.B, nga data e pacaktuar deri më 7 tetor 2018, në shtëpinë e tij, në kundërshtim me Ligjin mbi Armët, në mënyrë të pa-autorizuar ka mbajtur në posedim armë, revole të tipit Zastava M-57, e kalibrit 7.62 mm, me nr. H-99359, me një karikatorë dhe 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një revole e kalibrit 6.35 mm, me nr. serik 493788, me një karikatorë dhe 4 fishekë, 41 fishekë të kalibrit 7x64mm, si dhe, 6 fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 mm, të cilat janë sekuestruar nga policia. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, i pandehuri A.A, më 29.09.2018, në shtëpinë e tij, me qëllim të shpërndarjes së substancës narkotike të llojit marihuanë, ka pranuar nga i pandehuri Sh.H, substancë narkotike, në peshë prej 7.6 gram, të cilën substancë e ka vendosur dhe sistemuar në figurat e shahut, me qëllim që së bashku me tabelën e shahut ta dërgoi në qendrën korrektuese në Dubravë, tek një person tjetër, i cili është në vuajtje të dënimit. Me këto veprime ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I pandehuri Sh.H, nga 18.10.2016 e deri më 29.06.2018, në vazhdimësi, ka bartur përfitimin e kundërligjshëm tek i pandehuri A.M., me qëllim të fshehjes, të maskimit të natyrës apo të burimit të pasurisë, në vlerë prej 36,875.00 euro, si dhe, në marrëveshje me të pandehurin Sh.B., ka bartur përfitimin e kundërligjshëm, në shumë prej 7,000 €. Po ashtu, i pandehuri Sh.H, përmes të pandehurve të tjerë, ka përdorur të ardhurat nga aktivitetet e dyshuara, ashtu që nga veprimtaria e kundërligjshme e trafikimit me narkotik, ka përfituar mjete financiare në vlerë të përgjithshme prej 75.500 euro. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Shpërlarje e parasë”.
I pandehuri Sh.B., ka pranuar në xhirollogarinë e tij bartjen e shumës prej 7.000 euro nga i pandehuri Sh.H., dhe këtë me qëllim të fshehjes, të maskimit të natyrës apo të burimit së pasurisë së fituar nga aktivitetet e dyshuara nga veprimtaria e kundërligjshme e trafikimit me narkotik, si dhe automjetin BMË 120 D, viti i prodhimit 2008. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Shpërlarje e parasë”.
I pandehuri A.M., ka pranuar në xhirollogarinë e tij bartjen e shumës prej 36,875.00 euro nga i pandehuri Sh.H., me qëllim të fshehjes, të maskimit të natyrës apo të burimit të pasurisë, të fituar nga aktivitetet e dyshuara nga veprimtaria e kundërligjshme, konkretisht trafikimi me narkotik. Me këtë ka kryer veprën penale “Shpërlarje e parasë”.
I pandehuri B.B., nga 12.09.2016 ka në pronësi automjetin IMT 539, viti i prodhimit 2009 si dhe që nga data 12.09.2017 ka në përdorim automjetin Audi A4 2.7 TDI, viti i prodhimit 2008, e regjistruar ne emër të motrës së tij, e nga të gjeturat hetimore nuk ka prova se të njëjtat janë blerë si rezultat nga ndonjë aktivitet i rregullt ekonomik ose burim tjetër i ligjshëm i njohur, por nga të ardhurat e aktiviteteve të dyshuara – veprimtaria e kundërligjshme e trafikimit me narkotik. Me këtë ka kryer veprën penale “Shpërlarje e parasë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij