Donald Trump është akuzuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida.
Në Truth Social – rrjeti i mediave sociale që ai krijoi – ish-presidenti amerikan reagoi duke thënë se është i pafajshëm, sulmoi Joe Bidenin dhe zbuloi se ishte thirrur të paraqitej në gjykatë të martën.
Aktakuza mbetet konfindenciale për momentin – por një juri e madhe federale thuhet se e ka akuzuar atë me shtatë akuza penale, duke përfshirë pengimin e drejtësisë.
Sipas NBC News, një nga akuzat kundër Trumpit është edhe për spiunazh, ndërsa natyra e gjashtë akuzave të tjera mbetet e paqartë.
Trump është ish-presidenti i parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale dhe kjo është hera e dytë që ai akuzohet, transmeton Telegrafi.
Kjo shënon një pengesë të re në fushatën e 76-vjeçarit për t’u rizgjedhur president në vitin 2024, raporton skynews.
“Nuk e kam menduar kurrë që një gjë e tillë mund t’i ndodhte një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara, i cili mori shumë më shumë vota se çdo president në detyrë në Historinë e Vendit tonë dhe aktualisht po kryeson, nga tani, të gjithë kandidatët, demokratë dhe republikanë, në Sondazhet e Zgjedhjeve Presidenciale 2024. UNË JAM NJERI I PAFAJSHËM!”,
Në një postim të mëtejshëm, ai shtoi: “Kjo është me të vërtetë një DITË E ERRTË për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi një vend në rënie serioze dhe të shpejtë, por së bashku do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe!”, shtoi Trump.
Trump më vonë publikoi një video katër minutëshe duke diskutuar mbi akuzat, të cilat ai i përshkroi si një “mashtrim” që përbën ndërhyrje në zgjedhje.
“Ne kemi probleme kaq të mëdha – ky nuk duhet të jetë një prej tyre”, tha ai në video-adresim.
“Unë jam një njeri i pafajshëm, nuk kam bërë asgjë të keqe. Unë do ta luftoj këtë, ashtu siç kemi luftuar për shtatë vjet. Unë jam një njeri i pafajshëm, ne do ta vërtetojmë përsëri. Shtatë vjet e dëshmojmë dhe ja ku po shkojmë përsëri. Shumë e padrejtë – por kështu është”, pohoi republikani.
Aktakuza e së enjtes vjen pas një hetimi njëmujor nga prokurori i posaçëm, Jack Smith nëse Trump ka shkelur ligjin duke mbajtur qindra dokumente të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago.
Hetimi shqyrtoi gjithashtu nëse ish-presidenti ndërmori hapa për të penguar përpjekjet e qeverisë për të rikuperuar të dhënat.
Gushtin e kaluar, FBI kreu një bastisje në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago, si pjesë e një hetimi nëse ai i mori dokumentet nga Shtëpia e Bardhë.
Oficerët konfiskuan 33 kuti që përmbanin më shumë se 100 të dhëna të klasifikuara gjatë kontrollit dhe gjetën tre dokumente konfidenciale të fshehura në sirtarët e zyrës, zbuloi një dosje e lëshuar gushtin e kaluar.
Zyrtarët e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë kishin vizituar më parë një dhomë magazinimi në pronën e Floridës në muajin qershor, pasi lëshuan një thirrje për të dhënat e zhdukura.
Aktakuza vjen më pak se tre muaj pasi Trump u akuzua në New Jork për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.
Këto akuza kanë të bëjnë me një pagesë të supozuar “për të blerë heshtjen” e aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit