LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, Stano: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime 

Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, Stano: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur sot për sulmin në Banjskë që ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të dyshuarve, në mesin e të cilëve edhe Milan Radoiçiq.

Stano në një konferencë për media tha Bashkimi Evropian ka mirëpritur faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimet, ndërsa tha se presin përfundimin e procesit gjyqësor dhe atëherë do të jetë koha për përgjegjësi.

“Bashkimi Evropian e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimin për sulmin në Banjskë dhe është ngritur aktakuzë… Bashkimi Evropian vazhdimisht ka përsëritur pritjet që të gjithë përgjegjësit dhe të përfshirët në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Tashmë ka nisur procesi gjyqësor dhe ne presim përfundimin e procesit”, u shpreh zëdhënësi i BE-së.


Ai tha se presin që Serbia të bashkëpunojë në hetimet për sulmin në Banjskë.

“Kemi thënë atëherë në fund shtatorit të vitit të kaluar se ky sulm përbën një eskalim të qartë e paprecedentë…dhe do të ketë pasoja. Kur gjykata në Kosovë të vendosë kush është fajtor, kush është përgjegjës ose i pafajshëm, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i BE-së, duke shtuar se do të presin përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bastiset Banka Popullore e Serbisë dhe Drejtoria e Thesarit në Leposaviq

Bastiset Banka Popullore e Serbisë dhe Drejtoria e Thesarit në Leposaviq

Lajme
Eksperti i Ballkanit: Strategjia e Kurtit në veri, më e suksesshme se që kishim menduar

Eksperti i Ballkanit: Strategjia e Kurtit në veri, më e suksesshme se që kishim menduar

Lajme
Dogana sekuestron dy automjete luksoze në vlerë 400 mijë euro

Dogana sekuestron dy automjete luksoze në vlerë 400 mijë euro

Kronika e Zezë
Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, Stano: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime

Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, Stano: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime

Lajme
Kursi i euros me lekun bie në një minimum të ri historik

Kursi i euros me lekun bie në një minimum të ri historik

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Istog

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Istog

Drejtësi
Kalo në kategori