LAJMI I FUNDIT:

Akt i tmerrshëm ndaj një njeriu me aftësi të kufizuara: E rrahu, pastaj e hodhi para një autobusi (Video,+16)

Akt i tmerrshëm ndaj një njeriu me aftësi të kufizuara: E rrahu, pastaj e hodhi para një autobusi (Video,+16)

Ky është momenti tronditës kur një përdhunues i dënuar nga Polonia egërsisht rreh një njeri me aftësi të kufizuara, para se ta tërhiqte atë duke e “hedhur” para një autobusi.

Damien Pankiewicz, i cili kishte qenë në Britani për vetëm dy ditë, u dënua me 12 vjet burg për sulmin e paprovokuar pasi ai u gjet fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat britanike, 37-vjeçari do të deportohet pas vuajtjes së dënimit me burg për shkak se gjithashtu ai kishte dënime për përdhunim dhe sulm edhe në Poloni.


Damien-Pankiewicz-527448

Damien Pankiewicz

Pankiewicz, i cili nuk ka adresë fikse, në mënyrë të përsëritur ka grushtuar viktimën me aftësi të kufizuara – duke e lënë atë pa ndjenja.

Pas kësaj ai e ka zvarritur atë në rrugë dhe e la atë para një autobusi që po vinte, i cili për fat të mirë kishte arritur të ndalonte në kohë.

Viktima u la me gjakderdhje në tru, një këmbë të thyer dhe brinjë të thyera, përcjell Telegrafi. Ai kishte qëndruar në spital për tre javë pas sulmit, i cili kishte ndodhur më 22 qershor 2015.

Gjatë gjykimit, në të cilën Pankiewicz u deklarua i pafajshëm, ai pretendoi se viktima ia kishte vjedhur telefonin e tij. Por kjo ishte përgënjeshtruar kur ishin shqyrtuar provat e marra nga regjistrimet e bëra nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori