LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i së premtes në veri, BE: Thirrjet tona që të shmangen veprimet përshkallëzuese po shpërfillen nga Qeveria e Kosovës

Aksioni i së premtes në veri, BE: Thirrjet tona që të shmangen veprimet përshkallëzuese po shpërfillen nga Qeveria e Kosovës

Pas aksionit të së premtes të Policisë së Kosovës në veri ku u mbyllën disa objekte të strukturave paralele, Bashkimi Evropian është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës për siç thotë mungesën e vazhdueshme të koordinimit me ofruesit e sigurisë në Kosovë dhe me partnerët ndërkombëtarë.

BE thekson se operacioni i Policisë së Kosovës kundër zyrave të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës, rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren.

“EULEX-i u vendos menjëherë për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë. BE dëshiron të përsërisë se Kosova është zotuar të de-përshkallëzojë situatën. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren”, thuhet në reagim.


Sipas BE-së, fatkeqësisht thirrjet e tyre janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës.

“BE-ja dëshiron të përsërisë se operacioni i policisë kundër zyrave të mbështetura nga Serbia mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të një situate tashmë të paqëndrueshme. Zyrat e mbështetura nga Serbia janë paraparë të adresohen dhe zgjidhen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që Kosova dhe Serbia të adresojnë dhe zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në Dialog…”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Kalo në kategori