LAJMI I FUNDIT:

Aksioni policor në Vushtrri, kapen armë, municion e gjësende tjera

Aksioni policor në Vushtrri, kapen armë, municion e gjësende tjera

Policia e Kosovës e rajonit të Mitrovicës, ka realizuar sot në mëngjes një aksion në qytetin e Vushtrrisë dhe disa fshatrave të kësaj komune, me ç’rast ka konfiskuar 4 armë, rreth 180 fishekë dhe gjësende tjera, ndërsa, janë arrestuar tre persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për KosovaPress se sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një aksion në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast janë konfiskuar armë, municion, shufra metalike dhe gjësende tjera.

Aksion i gjerë i policisë në Vushtrri, tre të arrestuar
Lexo po ashtu Aksion i gjerë i policisë në Vushtrri, tre të arrestuar

Sipas tij, policia ka arrestuar tre persona të cilët aktualisht po mbahen në objektet e policisë për procedura intervistuese.


“Sot në orët e hershme të mëngjesit sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një operacion ku është realizuar urdhër kontroll.

Me këtë rast janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, kryesisht bastisjet janë kryer në zonën e Vushtrrisë, si rezultat i këtij operacioni, gjegjësisht këtyre bastisjeve, janë konfiskuar katër armë, një sasi municioni, rreth 180 fishekë, janë gjetur shufra metalike, si dhe gjësende tjera të cilat janë konfiskuar si prova materiale për veprimtari kriminale… Janë arrestuar tre persona, të cilët tashmë ndodhen në procedurat intervistuese në objektet policore”, ka thënë Zahiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori