LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm

Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm

Policia e Kosovës të hënën ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, si dhe u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale përfshirë 75 milionë dinarë (rreth 640 mijë euro).

E lidhur me këtë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës theksuan për Telegrafin se sipas legjislacionit në fuqi aktiviteti ose operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm.

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Lexo po ashtu Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

“Ju njoftojmë se sipas legjislacionit në fuqi aktiviteti ose operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm. Më saktësisht, ai bie ndesh me Ligjin Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Ligji Nr. 04/L- 155 për Sistemin e Pagesave si dhe instrumentet rregullatore përkatëse.


Legjislacioni është i qartë se, askush nuk mund të merret me veprimtari të një banke apo institucioni financiar pa licencë të vlefshme të lëshuar nga BQK-ja (Neni 5 i Ligjit për Banka) dhe se si institucion i pagesave mund të operojë vetëm një institucion të cilit i është dhënë autorizim nga BQK-ja (Neni 2.19 i Ligjit për Sistemin e Pagesave)”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Telegrafin.

Tutje, BQK thekson se është institucion kushtetues me autorizime të caktuara ligjore dhe për detyrë përveç tjerash ka të rregullojë, licencojë dhe mbikëqyrë institucionet financiare, derisa zbaton objektivat e saj të mbajë një sistem financiar stabil dhe një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.

“Prandaj, nuk mund të komentojë lidhur me punën e institucioneve të zbatimit të ligjit, ndërsa është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet shtetërore në zbatimin e ligjshmërisë në vend sipas kompetencave ligjore”, thekson BQK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Ekonomi
GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Kalo në kategori