LAJMI I FUNDIT:

Aksioni antidrogë në Itali, arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

Aksioni antidrogë në Itali, arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme (16 mars).

Mediat italiane raportojnë se artistja shqiptare është arrestuar pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës.

Sipas medies italian ‘Corriere della Sera‘ janë lëshuar 13 fletarrestim, teksa janë arrestuar 9 persona në të cilin bëjnë pjesë italianë dhe shqiptarë.


Në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare, 40- vjeçare e cila menaxhonte llogarinë e grupit të bandës, ndërsa i arrestuar është edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, shkruan Corriere della Sera.

Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila
Lexo po ashtu Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila

Për momentin është ende në kërkim një shqiptar, i konsideruar së bashku me një italian në krye të organizimit. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Tutje sipas mediave në Itali thuhet se ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori