LAJMI I FUNDIT:

Aksion për pastrimin e deponive të egra në komunat e Maqedonisë

Aksion për pastrimin e deponive të egra në komunat e Maqedonisë

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të fushatës tradicionale “Maqedonia pa mbeturina”, në bashkëpunim me pushtetet lokale dhe Bashkinë e Shkupit do të fillojnë aksionin për pastrimin e deponive të egra në disa komuna të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fazën e parë, aktivitetet do të përfshihen në komunat e Bosilovës, Dibrës, Krushevës, Mavrovës, Resnjës, Sarajit dhe komunën e Tetovës, në rrugën për në Kodrën e Diellit.

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor pret nga këto hapa konkret në terren të përmirësohet dukshëm gjendja e deponive të egra në vend, të zvogëlohet ndikimi i dëmshëm i tyre dhe të lokalizohen, me qëllim që të kontrollohen më lehtë.


Në fazën e parë, përkrah komunave dhe ndërmarrjeve komunale do të jenë edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, “Rrugët e Maqedonisë” dhe “Pyjet e Maqedonisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori