Aksion pastrimi i liqenit të Ohrit: Rrjetat e nxjerra rrezikonin gjallesat brenda në ujë
Aksion pesë ditor për pastrimin e liqenit të Ohrit, nga rrjetat për peshkim, të cilat ndodhen në fund të liqenit dhe rrezikojnë të ardhmen e jetës që zhvillohet në ujërat e liqenit të Ohrit. Në këtë aksion ishin të përfshirë: Organizata jo qeveritare botërore Healthy Seas, instituti hidro-biologjik i Ohërit, zhytësit e “Amfora” nga Ohri, si dhe fondacioni Ghost Diving me zhytës të tjerë nga: Holanda, Italia dhe Kroacia. Ky aksion gjithashtu ka qenë i mbështetur nga gjigandi i teknologjisë së automjeteve “Hyundai”.
Ky aksion ka për qëllim përmirësimin e jetës e cila zhvillohet në ujërat e liqenit të Ohrit
“Ne sëbashku me partnerët tanë, i falemenderojmë për angazhimin e tyre. Ato janë: Healthy Seas, qendra jonë e zhytësve “Amfora” nga Ohri, dhe fondacioni Ghost Diving. Ne arritëm në disa lokacione të caktuara në liqenin e Ohrit të nxjerrim një numër të caktuar të rrjetave të peshkimit. Me atë patjetër patëm për qëllim të përmirësojmë mjedisin jetësor të gjallesave të cilat jetojnë në liqenin e Ohrit, tha Orhideja Tasevska – Drejtoreshë e Institutit Hidro-Biologjik – Ohër
Rrjetat e mbetura janë me dhjetëra e qindra vite poshtë ujit, kështu thotë themeluesi i ekipit të zhytësve “Amfora” në Ohër zotëri Millutin Sekulloski.
“Këto janë me vite e vite si rrjeta mos të them 100 vite, të cilat kanë mbetur nën ujë. Në kohën e fundit, i kemi më pak, por prap se prap paraqesin problem. Prandaj me këtë kampanjë të nxjerrjes së atyre rrjetave dhe me aktivitetet e mëtejshme që do i kemi me kalimin e kohës çdo vit, do të zvogëlohet edhe numri i rrjeteve të mbetura”, tha Millutin Sekulloski – “Amfora”.
Rrjetat e najlonit do të merren dhe do të dërgohen në Slloveni për riciklimin e tyre, ku disa prej tyre riciklimeve i përdor edhe kompania Hyundai për interiorin e brendshëm të disa makinave të kësaj marke.
“Rrjetat të cilat ne i marrim, rrjetat e najlonit, ne i dërgojmë tek partnerët tanë, Aquafil në Slloveni dhe sëbashku me rrjetat e tjera dhe me mbetjet e tjera të najlonit, ato do të rigjenerohen në fije ekologjike të najlonit. Kjo është fije najloni dhe mund të prodhohen lloje ndryshme produktesh, si për shembull rroba plazhi, çorape, syza dielli, tapeta ose çfarëdo që ato mendojnë për të bërë. Partneri ynë Hyundai aktualisht ka dy lloje makinash që i u janë bërë mbështjellje të brendshme atyre makinave nga eko-najlonët ”, Christina Wiegers – Healthy Seas / menaxhere projekti.
Nga ky aksion janë nxjerr 64 rrjeta peshkimi të plota, ndërsa gjithsej 75 mjetë për peshkim.
Aksione të ngjashme në liqenin e Ohërit janë organizuar edhe në të kaluarën, ku një ndër më të suksesshmet aksione ka qenë ai i vitit 2017. Në të cilin aksion janë nxjerur mbi 200 rrjeta për peshkim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve