Këngëtarja e njohur, Ciara është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident me makinë.

Menjëherë pas aksidentit në rrjetet sociale qarkulluan foto dhe lajme ku tregohej këngëtarja e lënduar në gjoks dhe shpatull.


Gjëja që e bënte akoma edhe më të rëndë është fakti se këngëtarja është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Por siç tregon edhe E!News, Ciara është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem me beben.

Burime pranë artistes kanë treguar se faji ishte i shoferit të këngëtares së “Overdose”, pasi automjeti kishte hyrë në korsinë e gabuar dhe ishte përplasur në anën e djathtë.

ciara 1 1

ciara 2

ciara 3