LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i Alonsos nxit debatin për masa shtesë të sigurisë (Video)

Aksidenti i Alonsos nxit debatin për masa shtesë të sigurisë (Video)

Masat e sigurisë në Formula 1 të ndërmarra vitet e shkuara, ia kanë shpëtuar jetën Fernando Alonsos në aksidentin e tmerrshëm që pati të dielën në garën hapëse të stinorit në Australi. Por, ky shpëtim njëherësh ka nxitur edhe debatin për përmirësime tjera të propozuara në mbrojtje të garuesve.

Spanjolli doli nga bolidi i tij, McLaren i shkatërruar plotësisht pas një aksidenti në shpejtësi të madhe me meksikanin e skuderisë Haas, Esteban Gutierrez dhe më vonë postoi një fotografi në “Instagram” të vetes duke mbajtur ballinën e gazetës “Melbourne Herald Sun” ku shihej fotoja e bolidit të tij të shkatërruar me titullin “Njeriu më me fat në jetë”, shkruan Reuters.

Kampioni i dyfishtë i Formula 1, Alonso ka thënë se doli shpejt nga bolidi që nëna e tij të shihte se ai është shëndosh e mirë. Ai më pas përgëzoi përmirësimet e sigurisë në Formula 1 që janë bërë në dy dekadat e fundit, përcjell sot Koha Ditore.


“Unë i jam falënderues sigurisë së këtyre veturave. Jam gjallë falë punës që është bërë në 10-15 vitet e fundit në Formula 1 në aspektin e sigurisë”, ka thënë Alonso.

Por, për disa komentues aksidenti i Alonsos dhe shpëtimi i tij ka shtuar pyetjet për planet tjera për përmirësim të sigurisë në Formula 1 përfshirë edhe prezantimin e çatisë në bolid që njihet si “halo”, për të mbrojtur kokat e garuesve nga goditjet e ndonjë cope të shkëputur nga bolidi apo ndonjë rrote që del nga vendi.

https://www.youtube.com/watch?v=J8NGkqCz4qg

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori