Aksidentet ndodhin edhe në udhëtime të shkurtra, me shpejtësi të ulët, por edhe tek shoferët më të kujdesshëm. Gratë shtatzëna gjithmonë duhet ta vënë rripin e sigurimit.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Sot, jeta është shumë dinamike dhe një grua shtatzënë do të duhet të vazhdojë me aktivitetet e përditshme të cilat i ka kryer edhe përpara se të mbetet shtatzënë. Gati të gjitha punët është e pamundur të imagjinohen se mund të kryhen pa pasur nevojë që të udhëtohet me veturë.
Një grua shtatzënë mund të ngasë veturën pa problem, por duhet që të vendosë rripin e sigurisë. Fëmija në brendi të mitrës është e mbrojtur shumë mirë, por megjithatë mund të jetë me rrezik për beben dhe për shtatzënën nëse ndodhë ndonjë aksident komunikacioni.
Pa marrë parasysh se a është një aksident i vogël apo një përplasje më e madhe midis veturave dhe se a ka qenë shtatzëna duke ngarë veturën apo ka qenë në veturë, gjithmonë duhet të kërkohet ndihma e mjekut dhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Duhet të kërkohet ndihma mjekësore pa marrë parasysh se në cilën javë të shtatzënisë jeni, bile edhe nëse ndjeheni krejtësisht mirë dhe nuk keni asnjë problem.
Mitra është një mburojë shumë e mirë për beben. Fëmija në brendi të mitrës është e rrethuar me ujë që është një amortizator i goditjeve, por nëse ndodh aksidenti në komunikacion ekziston rreziku që placenta të shkolitet nga mitra. Kjo gjendje quhet abrupcion i placentës.
Nëse ndodhë abrupcioni mund të shkaktohet gjakderdhje (e cila nuk është e dukshme, pra gjaku nuk del jashtë) gjë që seriozisht rrezikon mirëqenien e fëmijës si dhe të shtatzënës. Problemi është se edhe nëse ndodhë abrupcioni një shtatzënë mund të mos ndjejë asnjë shqetësim. Për këtë arsye është mirë që të bëhet një kontroll tek mjeku.
Mjeku bën një ekzaminim të detajuar të gjendjes së shtatzënës dhe të frytit, përfshirë ekzaminimin me ultrazë për të parë gjendjen e fëmijës dhe të placentës. Mund të jetë e nevojshme që gjendja të përcillet për disa orë rresht.
Nëse shtatzëna është Rh negative, atëherë duhet të merret Rh imunoglobulina për shkak se ka mundësi që gjaku i shtatzënës ka rënë në kontakt me gjakun e bebes.
Nëse gjendja është stabile, atëherë mjeku ju lëshon në shtëpi me rekomandimin që të përcillni se mos do të keni gjakrrjedhje nga vagina, rrjedhje të lëngut nga mitra, nëse keni dhimbje barku ose nëse ju duket se bebja lëviz më pak se më parë.
Nëse do të keni ndonjë nga këto shenja duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Stil i shkëlqyeshëm flokësh për vajzat me flokë kaçurrelë

Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

Vendet ku jetojnë femrat me gjoksin më të madh, por që lidhet edhe me gjendjen shëndetësore

Kur arti i thjeshtësisë lidhet me një shami: Finesë, guxim dhe origjinalitet
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar