LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Tiranë, shembet skela dhe humbin jetën dy punëtorë

Aksident tragjik në Tiranë, shembet skela dhe humbin jetën dy punëtorë

Mesditën e sotme nga një ndërtesë në rikonstruksion në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike, dhe për pasojë humbën jetën dy punëtorë dhe u plagosën tre të tjerë.

Ata ishin duke punuar në momentin që një pjesë e skelave shkëputet duke zënë viktimat poshtë.

Nga ky aksident tragjik, humbën jetën Ergys Brahim 31 vjeç si dhe Orjan Kodra 36 vjeç.


Policisë iu deshën disa minuta për të nxjerrë trupat e viktimave të cilat ishin nën rrënojat që shkaktoi rrëzimi i skelës.

Të plagosur mbetën Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. Ata u transportuan menjëherë në spitalin e traumës, për shkak të frakturave të shumta që pësuan nga rrëzimi i skelës.

Skelat që u shkëputën, ishin të vendosura në pjesën e pasme të pallatit. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e skelave ende kanë mbetur varur në muret e pallatit.

Nga spitali i traumës, për Top Channel u tha se tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njeri prej tyre, Euglidios Lika iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka shoqëruar administratorin e punimeve të rikonstruksionit të pallatit./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori