MPB njofton se në rrugën rajonale Tetovë–fshati Jazhincë një katërçikletë me targa të Tetovës ka dalë nga rruga, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

"Më 12.04.2026 në orën 12:35 në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale Tetovë–fshati Jazhincë, në fsh. Odër, një katërçikletë me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.Q. (19) nga fsh. Tearcë, ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari A.A. (20) nga fshati Sllatinë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe shoferi M.Q., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Tetovë. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/