Aksident trafiku në Gadime të Lipjanit, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit.
Telegrafi ka mësuar se në aksident është përfshirë një veturë e tipit "BMW" me targa të huaja, në të cilin gjendeshin familjarë, ndërkaq njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
"Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor", thuhet në njoftim.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/




















































