Aksident i tmerrshëm mes dy autobusëve në Turqi, të vdekur nga të dy anët (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradë, në provincën turke të Igdir, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Si pasojë, bëhet e ditur se së paku shtatë persona kanë gjetur vdekjen, ndërkaq më shumë se 16 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Po sipas medieve të huaja, në mesin e viktimave janë edhe dy vozitësit e autobusëve.
Ndërkaq, theksohet se deri më tani nuk mund të flitet për shkakun e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































