Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutash në rrugën Prishtinë - Pejë, në Komoran.

Siç raporton KosovaPress nga vendi i ngjarjes në këtë aksident ka edhe të vdekur.


Në bazë të informatave të para raportohet se aksidenti ka ndodhur në mes të një autoambulance, një kamioni dhe një veture e cila nga pamjet shihet se është ndarë përgjysmë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila është duke hatuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

komaran1

komaran2

komaran3