LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë trafiku në Gllarevë – lëndohet një person

Aksident i rëndë trafiku në Gllarevë – lëndohet një person

( E plotësuar ) Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 18:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, është shprehur Rugova.


– – – – – – – –

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë, në Gllarevë të Klinës.

Sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për pasojat eventuale në njerëz nga ky aksident.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, një prej tyre ishte me fatalitet kurse në 17 aksidente kishte persona të lënduar./Telegrafi/