")
Please enter at least 3 characters.

Aksident në Shkup, vetura godet një të mitur

2022/05/aksident-1-e1640451265393-780x439-1.jpg

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi një veturë e ka përplasur në rrugën “Guadalajara” në Shkup.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur më 7 maj, ndërsa automjeti drejtohej nga D.K. (24) nga Shkupi.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB-Shkup./Telegrafi/