LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, dy të plagosur, shpëton pa lëndime gruaja shtatzënë

Aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, dy të plagosur, shpëton pa lëndime gruaja shtatzënë

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në aksin Gjirokastër – Kakavijë pranë fshatit Jorgucat. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Volkswagen Caddy” me targë AB 364 ER me drejtues shtetasin N.T. dhe mjeti tip “Polo” me targë AA 645 ZJ me drejtuese A.S, 20 vjeç banuese në Delvinë.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se, në mjetin tip “Polo” udhëtonte edhe një tjetër grua shtatzëne, por që nuk ka dëmtime.


Nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak i aksidentit është prerja e rrugës nga mjeti tip “Polo”.

Njoftimi i Policisë:

“Gjirokastër/ Informacion paraprak: Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S.

Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori