Aksident në Rrugën e Kombit (Foto/Video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit afër vendkalimit kufitar Kosovë-Shqipëri në Morinë.
Aksidenti ka ndodhur kur kamioni është përplasur në rrethojën e një ure në Rrugën e Kombit afër vendkalimit kufitar Kosovë-Shqipëri në Morinë, raporton Telegrafi.
Në videon dhe fotografitë e siguruara nga Telegrafi vendi i ngjarjes shihet se kamioni është përplasur në rrethojën e një ure në Rrugën e Kombit.\
Nuk dihet nëse në këtë aksident ka viktima apo të lënduar, por në bazë të pamjeve shihet se kamioni është dëmtuar në pjesën e përparme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































