Një motoçiklist ka përfunduar në spital nga lëndimet e marra, pasi me motoçikletën e tij është aksidentuar me një veturë pasditen e sotme në Prishtinë, tek "Rrethi i Flamurit".

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


"Sot rreth orës 18:oo në afërsi të 'Rrethit të Flamurit', ka ndodh një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar motoçiklisti, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor", tha Flora Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti shtoi se me rastin po merren njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Fotografitë e aksidentit të siguruara nga Telegrafi:

60895615 2507430689270175 229484762664796160 n

60874637 356921598516515 228482922888298496 n 1