Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku të ndodhur në rrugën "Xheladin Rekaliu" në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre femra dhe një mashkull kosovar.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































