Aksident në Elbasan, humb jetën një 37 vjeçar

Një 37-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor orët e vona të mbrëmjes në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.
Raportohet se një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës.
37-vjeçari që ishte pasagjer në mjet humbi jetën në vendngjarje. Pasagjer ishte dhe një 14-vjeçar që doli pa lëndime nga përplasja.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes me mbrojtësen metalike ishte humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit. Policia e ka shoqëruar shoferin në polici, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen/tch/
Nga
Telegrafi
15/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































