Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan.
“Me datën 31.10.2024 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresalc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan”, tha Hashani.
Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit./Telegrafi/