E plotësuar: Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të sotëm në “Rrugën B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se në këtë aksident është lënduar një person.


“Sot rreth orës 11:00, në rrugën "B" në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti trafikut. /Telegrafi/

----

Aksident mes dy veturave te “Rruga B” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë te “Rruga B” në Prishtinë.

Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas lexuesve dëmet janë të mëdha, ndërkaq nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

200350652 232700638360328 6520962312941909882 n

200493899 338623247620450 1090690871061652362 n

200801392 333393001695607 738366035982878189 n

199430415 1862685243913176 2605384639569723092 n

201348983 322418462747269 6233791343494452533 n