LAJMI I FUNDIT:

AKR: Të mos bëhet fokusimi vetëm në dy partitë më të mëdha

AKR: Të mos bëhet fokusimi vetëm në dy partitë më të mëdha

Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate për media, konsideron që “në mozaikun e demokracisë dhe të vendimmarrjes së rëndësishme politike në Kosovë, të përfshihet një spektër më i gjerë i partive - e jo që fokusimi të bëhet ekskluzivisht në dy partitë më të mëdha”.

“AKR është e zhgënjyer me mënyrën në të cilën është marrë vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 8 qershor 2014. Rrethanat aktuale politike dhe institucionale nuk janë aspak të favorshme për një hap të tillë”, thuhet në reagim.

Sipas AKR-së, mungesa e reformës zgjedhore, presioni logjistik ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor dhe koha e shkurtër për përgatitje, “krijojnë skepticizëm organizativ dhe drojë për përsëritjen e mangësive nga proceset e kaluara zgjedhore”.

“Mirëpo, edhe në këto kushte, AKR është e gatshme që elektoratit t’ia paraqesë ofertën më të plotë politike dhe listën me kandidatët që në mënyrën më profesionale do të punojnë për interesat e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/