Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në shpalljen për shitjen e aseteve të ndërmarrjeve në likuidim në valën e 35-të që do të mbahet në shtator, ka paraparë edhe privatizimin e objektit “Gërmia” lokali nr.168 në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndërsa, në ofertën e publikuar nga vet kjo Agjenci, thuhet se AKP nuk posedon dokumente që e dëshmojnë pronësinë e objektit.
Në shpalljen për shitje të AKP-së, thuhet se ekziston marrëveshja për bartjen e të drejtës për ndërtimin e objektit, e datës 29. 03. 1978 e nënshkruar nga Ndërmarrja Publike Banesore për tokë ndërtimore dhe NSh “Gërmia. Gjithashtu, në këtë shpallje thuhet se nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri.
Mirëpo, Vlora Konushevci, zyrtare e lartë për Marrëdhënie me Publiku dhe Media në AKP ka thënë se pavarësisht se AKP nuk ka dokumente të bollshme, posedojnë një marrëveshje me shkrim me Ndërmarrjen Banesore Ndërtimore (BVI) të vitin 1978, ku dëshmohet se prej asaj kohe e deri më sot ky aset është në pronësi të ndërmarrjes “Gërmia”.
“Për këtë aset ekziston marrëveshja në mes të autoritetit të atëhershëm (tash BVI), i cili është marrë me menaxhimin e tokës ndërtimore, i cili ka lejuar ndërmarrjen shoqërore “Gërmia” me ndërtuar asetin në tokë, ku i ka dhënë leje, dhe përveç asaj i ka dhënë të drejtën edhe të shfrytëzimit për lidhje në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim dhe në sistem energjetik. Ajo për neve paraqet bazën, të cilën ne e dëshmojmë se ai aset i takon ndërmarrjes shoqërore “Gërmia”. Përveç kësaj prej vitit 1978, “Gërmia” e ka pasur këtë aset në shfrytëzim. Asnjëherë nuk është kontestuar pronësi e “Gërmisë”, as nga ndonjë subjekt juridik ose privat. Prej atëherë AKP si menaxhere apo administratore e ndërmarrjeve shoqërore, respektivisht “Gërmia” e ka pasur në menaxhim këtë aset, pra, këtu nuk ka asnjë dilemë”, theksoi Konushevci ,për Kosovapress.
Ajo ka shtuar se AKP sa herë të vendosë ndonjë aset në shitje, i ka disa mekanizma dhe disa hapa që i ndërmerr për t’u siguruar që aseti është në rregull.
“Ne veprojmë vetëm sipas mandatin tonë. Nëse komuna kishte me pasur ndonjë pretendim pronësor mbi atë tokë, deri tash ishte dashur me na njoftuar, por nuk ka pasur, kështu që ne kemi pasur kësi rate edhe më herët dhe blerësit nuk kanë pasur telashe për sa di me i vendosur ato asete në emër të tyre”, theksoi ajo.
Konushevci ka siguruar se AKP nuk shet asete pa dokumente bazë. Ajo ka arsyetuar marrëveshjen me Ndërmarrjen Banesore, sepse në atë kohë marrëdhëniet pronësore juridike kanë lejuar që një ndërmarrje shoqërore të ndërtojë një aset në tokë të ndërmarrjes publike, siç është rasti me asetin në fjalë.
“AKP nuk shet asete pa dokumentet ose pa e dëshmuar që aseti i takon ndërmarrjes së caktuar, siç është rasti me asetin e “gërmisë”, por duhet me pasur parasysh se në të kaluarën kur është ndërtuar ky objekt, në vitin 1978, rrethanat e atëhershme juridike, ekonomike dhe politike të sistemit socialist kanë qenë tjera prej këtyre që i kemi sot. Në atë kohë p,sh. marrëdhëniet pronësore juridike kanë lejuar që një ndërmarrje shoqërore me ndërtuar një aset në tokë të ndërmarrjes publike, për interesat publike apo për shkak të planit urbanistik, siç është rasti këtu njësoj me këtë aset të ndërmarrjes shoqërore të Gërmisë”, theksoi Konushevci.
Ajo ndër të tjera ka deklaruar se objekti i NSH “Gërmia”, është shfrytëzuar me qira nga Banka ProCredit deri në vitet e fundit, e cila ka paguar qira të rregullt mujore AKP-së.
Kjo shitje ofron objektin me sipërfaqe të përgjithshme prej 600 metra katror. Objekti përbëhet nga bodrumi me sipërfaqe prej 140 metra katror, përdhesa me sipërfaqe prej 320 metra katror dhe galeria me sipërfaqe prej 140 metra katror.
Aseti gjendet në Lagjen Ulpiana, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, afër Tregut të Ulpianës, përballë ndërtesës së PTK-së në Prishtinë. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush. AKP në ofertën e saj ka vënë kriterin për depozitën e ofertës 100 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet