Akil Gjakova ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror.

Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik në Baku të Azerbajxhanit.


Pejani fitoi me lehtësi ndaj kundërshtarit hungarez Magner Mendes në rrethin e tretë.

Më pas ai u përball me Miklos Ungvari nga Hungaria, duke e mposhtur.

Tash Akili u kualifikua në çerekfinale dhe përballet ndaj kazakut, Smagulov.

Xhudisti jonë bën gara në kategorinë deri -73 kilogramë. /Telegrafi/

telegrafi sport app