LAJMI I FUNDIT:

Akademinë e Drejtësisë mos ta udhëheqin njerëz me vepra penale

Akademinë e Drejtësisë mos ta udhëheqin njerëz me vepra penale

Ministria e Drejtësisë Dhurata Hoxha nuk erdhi që të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane, gjë që ishte e paraparë që të bëhej sot.

Kryetarja e Komisionit Njomza Emini tha se përkundër konfirmimit sot ministrja Hoxha s’do të mund të raportojë para komisionit. Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë arsyetim, për mos ardhje Emini tha se ministrja Hoxha ka kërkuar mirëkuptim dhe se do të jetë e pranishme në ndonjë mbledhje tjetër.

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, por pa dy amendamentet 12 dhe 22, të cilat caktojnë dhe kategorizojnë veprat penale. Fatmir Xhelili, anëtar i komisionit nga radhët e PDK-së tha se qëllimi është që Akademinë të mos e udhëheqin njerëz me vepra të ndryshme penale.


“Unë mendoj që ndoshta qëllimi është që mos me u përzgjedh në Akademi dhe mos me udhëheq njerëz të dënuar për vepra të ndryshme penale. Kanë dallim veprat penale. Veprat penale në komunikacion, diçka që është vepër penale për 6 muaj apo një vit, por ajo hynë në kuadër të kundërvajtës . Ose me propozu ndryshim të ligjeve aktuale”, tha deputeti Xhelili.

E Vjosa Osmani, tha se këto dy amendamente që janë propozuar nga komisioni funksional nuk duhet të kalojnë, pasi që e ndryshojnë kriterin që është në ligjet aktuale për vepër penale dhe se kategoria e veprave penale, në kodin penal është shumë e qartë.

“Për shumicën që punojnë në sistemin publik, shërbyesit civil vlen kryerja e çfarëdo vepre penale të parandalon me fitu këtë pozitë, me këto dy amendamente po ngushtohet kriteri. Po kërkohet vetëm në qoftë se dënimi ka qenë mbi 6 muaj. Nëse bëhet diçka e tillë për akademinë e Drejtësisë nuk është në përputhje me kriteret që ekzistojnë, për shumicën dërmuese të shërbyesve, të paraparë me legjislacionin aktual. Dhe e dyta, ne jemi tu dëgju çdo ditë që presidenti i vendit edhe ministria e drejtësisë e pat përmend këtë si një prej prioriteteve me ndryshu Kodin Penal. Me i ba dhe më strikte kriteret. Në momentin kur fillojnë hetimet e kanë përmend si ide me u kërku prej njerëzve me u largu apo me i shkarku prej pozitave, që është shumë më strikte se në legjislacionin aktual. Në qoftëse tash kalojnë këto dy amendamente, neve ka me na u dasht që ligjin për akadem inë e drejtësisë me ndryshu menjëherë, mbasi që të ndryshohet kodi penal”, tha Osmani.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi, anëtare e komisionit nga radhët e VV-së tha se duhet të ngiten kriteret dhe ligjet, me qëllim që njerëzit që kanë vepra penale të mos lejohen në pozita të larta.

“Ne jemi në një fazë kur në fakt po flasim për sundim të ligjit dhe dështim në këtë sferë në vazhdimësi. Dhe nuk po e shoh ndonjë nevojë për me i zbut kriteret. Përkundrazi do të duhej të ishte e kundërta. Në fakt kriteret të ngritën dhe ligjet të mos lejojnë hapësira ku njerëzit e inkriminuar, të jenë në pozita të larta e sidomos jo në Akademi të Drejtësisë, sepse është në kundërshtim dhe me vet idenë e themelimit të kësaj akademie. Edhe pse nuk pres që ka me pas ndonjë ndryshim substancial. Për shkak se ne e dimë që kemi themeluar dhe organe tjera, institucione akademi agjencione, por ato vetvetiu nuk e zbatojnë ligjin, përderisa nuk ka vullnet të mirë të individëve me ba këtë punë“, tha Kadaj-Bujupi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori