LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Studimeve Albanologjike padit qeverinë, kërkon shfuqizimin e vendimit për mbylljen e institucionit

Akademia e Studimeve Albanologjike padit qeverinë, kërkon shfuqizimin e vendimit për mbylljen e institucionit

Akademia e Studimeve Albanologjike ka paditur Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Arsimit pas mbylljes së këtij institucioni, duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi deri në fund të procesit.

Duke e konsideruar një akt të paprecedent, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike thekson se vendimi është marrë në kundërshtim të procedurave ligjore dhe pa konsultim paraprak me institucionin.

Njoftimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike:


Akademia e Studimeve Albanologjike njofton, se dje, e mërkurë, 21 qershor 2023 u depozitua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë – Tiranë, kërkesë-padia për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Objekt i kësaj kërkesë-padie është shfuqizimi i vendimit nr. 338, datë 31.5.2023 të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj” dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit.

Më 12 qershor 2023, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen e procesit ligjor kundër aktit të paprecedent për mbylljen e veprimtarisë të një prej institucioneve më të rëndësishme të albanologjisë, arsimit të lartë dhe kulturës shqiptare.

Ky vendim është marrë në kundërshtim të procedurave ligjore dhe nënligjore të parashikuara nga vetë Këshilli i Ministrave dhe nga ana tjetër, në mungesë totale të konsultimit paraprak me institucionin. Si veprime që bien në kundërshtim me ligjin, kërkohet shfuqizimi i tyre.

Kërkesë-padia mban firmën e kryetarit të Senatit, njëherësh rektor i ASA-s, prof.dr. Luan Përzhita. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori