LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen e radhës së Bad News Eagles – orari, kundërshtari dhe çdo gjë tjetër

Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen e radhës së Bad News Eagles – orari, kundërshtari dhe çdo gjë tjetër

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles, së fundmi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, turne ky i cili po mbahet në qytetin Antwerp të Belgjikës dhe ndeshja e tyre e radhës do të jetë kundër një ekipi danez, i cili renditet në vendin e 14 për momentin në ranglistën botërore të CS:GO.

Ditën e shtunë, 14 maj, duke filluar nga ora 12:00, ekipi Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të fazës “Legends Stage” të PGL Antwerp Major CS:GO, kundër ekipit Copenhagen Flames, në formatin Bo1.

Të dyja ekipet janë përballur edhe më parë me njëra-tjetrën, në formatin ‘Bo3’ online ku tri ndeshjet e fundit i ka fituar ekipi shqiptar Bad News Eagles, transmeton Telegrafi.


Tani në fazën “Legends Stage” ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë, ku ekipi i cili arrin të fitoj tri ndeshje do të kaloj në fazën tjetër “Champions Stage”, ku ndeshjet do të zhvillohen me audiencë të drejtpërdrejtë në sallën e sporteve Antwerps Sportpaleis, ndërsa ekipi i cili humb tri ndeshje eliminohet nga turneu.

Kush janë dhe nga vijnë lojtarët e Bad News Eagles që po bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët anembanë, nga internet-kafenetë në majat e CS:GO
Lexo po ashtu Kush janë dhe nga vijnë lojtarët e Bad News Eagles që po bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët anembanë, nga internet-kafenetë në majat e CS:GO

Ndeshjen e ekipit Bad News Eagles mund ta ndiqni ditën e shtunë, 14 maj, duke filluar nga ora 12:00, në kanalet e PGL në platformat Twitch dhe Youtube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori